Një rast dhune në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, ku tre fëmijët kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.
Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rahovec 11.01.2022-20:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-babin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta “Enigma”/