Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, kanë arritur në Kiev.
Ata do t’i bashkohen presidentit Voldymyr Zelensky, në ngjarjet që shënojnë përvjetorin e luftës atje.
“Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropa. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës”, ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social “X”.
Ngjarja e mbështetjes vjen pasi presidenti i Amerikës, Donald Trump e quajti Zelenskyn një “diktator” dhe sugjeroi se Ukraina filloi luftën.
Ndërkohë, Ukraina u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës. /Gazeta Enigma