Ka përfunduar takimi mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit që është luajtur në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht në minutën e 74-të mitrovicasit kaluan në epërsi me golin e Abdulah Oyekanmi, pas asistimit nga Christian Mba.
Goli i barazimit për kampionët aktual të Kosovës erdhi në minutën 90+1, ku pas një aksioni të bukur shënoi Ermal Krasniqi.
’89-shi tani ka 19 pikë në pozitën e parafundit në tabelë, teksa Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 34 sosh, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.