Trepça pezullon 14 punëtorë pas ngritjes së aktakuzave

Trepça pezullon 14 punëtorë pas ngritjes së aktakuzave

Ndërmarrja Trepça ka pezulluar nga puna 14 punëtorë të saj, pasi ndaj të njëjtëve është ngritur aktakuzë.

“Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H, z.Rr.L, z.B.H dhe z.E.M janë larguar përkohësisht nga puna”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes.

“Me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles