Treshja shqiptare, Xhaka, Krasniqi dhe Laçi shkëmbyen fanellat pas ndeshjes

Treshja shqiptare, Xhaka, Krasniqi dhe Laçi shkëmbyen fanellat pas ndeshjes

Bayer Leverkusen mbrëmë është përballur me Spartën e Pragës, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e fundit të fazës tabelore në UEFA Champions League.
Në këtë përballje luajtën tre shqiptarë dhe pas përfundimit të ndeshjes ata u takuan në dhomat e zhveshjes.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, Ermal Krasniqin dhe Qazim Laçin.

Treshka kanë ndërruar më pas fanellat me njëri-tjetrin.

Dyshja e klubit çek morën nga një fanellë të Xhakës, kurse ky i fundit mori fanellën e Krasniqit dhe Laçit. /Gazeta Enigma

Related Articles