Janë publikuar pamje të reja nga veriu, atje ku serbët kanë filluar të vendosin sërish barrikadat.
Aty shihen edhe disa auto-ambulanca.
Arsye e vendosjes së barrikadave, siç raportohet në mediat lokale, është arrestimi i një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës në Jarinjë.
Numër i madh i serbëve janë mbledhur në hyrje e dalje të Leposaviqit, në Rudar afër Zveçanit si dhe në Serbovac.
Ata nuk duan ta lejojnë policinë e Kosovës që të arrestuarin ta transportojnë për në Prishtinë.