Tri komisione parlamentare do të mblidhen të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.
Dy komisionet e para, ai për buxhet dhe çështje të sigurisë nisin në ora 10:00, ndërsa komisioni për administratë publike dhe pushtet lokal në orën 13:00.
Më poshtë mund të shihni agjendën se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtohet:
10:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton vendimin e Qeverise së Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Gjithashtu shqyrton raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021, atë të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021 dhe të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021.
10:00 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportet me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë.
13:00 Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.