Tri ndeshje interesante luhen sot në Superligë, ndeshja kryesore në Malishevë

Tri ndeshje interesante luhen sot në Superligë, ndeshja kryesore në Malishevë
Sot do të luhen tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni aktual Ballkani do të udhëtojë drejt Lipjanit për t’u përballur me Fushë Kosovën.

Ndërsa Gjilani do t’i bëjë konak skuadrës prizrenase Lirisë, që nuk është duke kaluar në momente të mira.

Teksa Llapi do të kërkojë që të vazhdojë ecurinë pozitive ndaj Malishevës, për të qëndruar me një hap me Ballkanin për garën për titull.

Të gjitha takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 13:00.

Related Articles