Edhe Liga e Parë e futbollit kosovar ka filluar të organizohet për sezonin e ri.
Klubi Futbollistik “Kika” nga Hogoshti ka filluar mobilizimin që t’i bëjë ballë sa më mirë garave në edicionin e ri.
Gazeta Enigma mëson se klubi ka angazhuar si trajner Trimnor Hasanin i cili pritet të drejtoj skuadrën drejt synimeve.
Gjithashtu mësohet se ndihmës i Hasanit do të jetë Ardonit Xhemajli i cili më parë ka qenë pjesë e SC Gjilanit.
Kujtojmë që KF Kika sot i ka nisur stërvitjet.
/GAZETA ENIGMA/