Triumfojnë Lakers dhe Warriors, rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Triumfojnë Lakers dhe Warriors, rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër rreth i përballjeve në NBA, me disa skuadrat që e patën të vështirë të arrinin te triumfi.

Los Angeles Lakers po vazhdojnë me formën e luhatshme, duke marrë fitore dhe humbje të njëpasnjëshme.

LA Lakers ia dolën të triumfonin në këtë rreth ndaj Detroit Pistons me rezultat 110-106, me LeBron James që ishte më i miri në fushë me 33 pikë.

Me formë të shkëlqyer po vazhdojnë Golden State Warriors, që triumfuan ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 105-90.

Me 18 pikë dallim, Milwauke Bucks triumfoi në shtëpi ndaj Indiana Pacers, 118-100.

Fitore me shumë spektakël ka marrë edhe Memphis Grizzliles ndaj Sacramento Kings, me rezultat 128-101.

Përballje më e mundimshme ishte për Boston Celtics që ia dolën të mposhtnin Toronto Raptors me shifrat 109-97. 

Related Articles