Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë.
Delon Troqe, 35 vjeç, është viktima i atentatit në Vlorë. 35-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme nga persona të paidentifikuar.
Në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur gëzhoja kallashnikovi.
Pas atentatit në Vlorë, ku u qëllua për vdekje 35-vjeçari, një makinë është gjetur e djegur në Sherishtë.
Dyshohet se automjeti i djegur iu përket atentatorëve.
Troqe u qëllua para pallatit të Sportit në Vlorë. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi mbijetonte.