Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve iraniane ndaj bazave ushtarake të SHBA-së në Katar.
Ai ka shkruar në Truth Social se nga sulmet s’ka pasur as të vrarë e as të plagosur.
Trump e falënderoi udhëheqësin e lartë të Katarit “për gjithçka që ka bërë në kërkimin e paqes për rajonin”.
“Lidhur me sulmin e sotëm në Bazën Amerikane në Katar, kam kënaqësinë të raportoj se, përveçse nuk ka pasur amerikanë të vrarë ose të plagosur, dhe shumë e rëndësishme, nuk ka pasur as kataras të vrarë ose të plagosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka thënë Trump.