Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me Iranin, përmes një postimi në platformën Truth Social, ku ka shkruar se Teherani ka sinjalizuar një “gjendje kolapsi” dhe po kërkon ndërhyrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë globale të naftës.
“Irani sapo na ka informuar se ndodhet në një “gjendje kolapsi”. Ata duan që ne të “hapim Ngushticën e Hormuzit” sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të zgjidhin situatën e tyre të udhëheqjes (që besoj se do të arrijnë ta bëjnë!). Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan ai.
