Televizioni i njohur amerikan, “Fox News”, e ka raportuar parashikimin e vet që republikani Donald Trump do të fitojë edhe në shtetin kyç të garës për president, Pensilvani, duke u zgjedhur kështu përsëri president i Shteteve të Bashkuara.
“Desku i Vendimeve i Fox Neës-it projekton që ish-presidenti Donald Trump e ka mposhtur nënpresidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, pas një cikli zgjedhor historik, të mbushur me kthesa të pashembullta dhe dy tentative kundër jetës së tij” – thuhet në artikullin e televizionit amerikan. /Gazeta Enigma
Trump ‘presidenti’ më i ri i ShBA-së, sipas “Fox News”
