Kremlini reagoi të hënën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Putin “është çmendur absolutisht” mund të jetë për shkak të mbingarkesës emocionale.
Përkundër kësaj, Kremlini e falënderoi kreun e Shtëpisë së Bardhë për asistencën e tij për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Ne u jemi vërtet mirënjohës amerikanëve dhe presidentit Trump personalisht për asistencën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociues” – tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për komentet e Trumpit rreth Putinit.
“Natyrisht, në të njëjtën kohë, ky është një moment shumë jetik, i cili është i lidhur, natyrisht, me ngarkesën emocionale të secilit absolutisht dhe me reagime emocionale” – shtoi ai.
Komentet e presidentit amerikan për homologun rus erdhën pasi të paktën 12 njerëz u vranë gjatë sulmeve të forcave ruse në Ukrainë të shtunën.
Ukraina tha se 367 dronë e raketa u hodhën drejt territorit të saj, duke e bërë këtë sulmin më të madh brenda një nate që nga fillimi i luftës në shkurtin e vitit 2022.