Xhemail Behluli nga Gjilani, i zhdukur që nga 27 qershori, është gjetur i vdekur gjatë të martës në shkurret e varrezave të qytetit.
Mirëpo trupi i dekompozuar i 61-vjeçarit ka bërë që policia të nisin hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjës së tij.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës, është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte i raportuar i zhdukur më 27.06.2024”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma