Truprojës së Messit i vendoset masë ndalimi nga MLS

Truprojës së Messit i vendoset masë ndalimi nga MLS

Truproja e Lionel Messit, Yassine Cheuko, nuk do të jetë më në gjendje që ta ndihmojë yllin e Inter Miamit pasi i është vendosur një masë ndalimi nga MLS. 

Cheuko ka qenë afër Messit që prej se ikona argjentinase kompletoi kalimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2023. 

Pikërisht gjatë kësaj kohe u vendos se tetë herë fituesit të Topit të Artë i nevojitet mbrojtje personale në SHBA. 

Cheuko është paraqitur rregullisht gjatë ndeshjeve nëpër të cilat ka luajtur Messi, duke i ndalur tifozët të cilët futeshin në fushë për të bërë një fotografi me idhullin e tyre. 

MLS sidoqoftë, i ka vendosur një masë ndalimi Cheukos dhe ai tani duhet ta mbrojë Messin vetëm në prapaskena dhe nuk i lejohet që të shkelë më në fushë. 

“Ata nuk më lejojnë që të futem më në fushë. Unë isha në Evropë për shtatë vite duke punuar për Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve dhe vetëm gjashtë persona u futën në fushë”. 

“Unë mbërrita në SHBA dhe në 20 muaj pune, 16 tifozë u futën në fushë. Ka një problem të madh këtu. Unë nuk jam problemi, më lejoni ta ndihmojë Messin”. 

“E dua MLS dhe CONCACAF, por ne duhet të punojmë së bashku. Më pëlqen të ndihmojë. Nuk jam më i mirë se asksuh, por kam një eksperiencë të madhe në Evropë”, ka thënë Cheuko. 

Messi do ta ketë sërish pranë vetes Cheukon gjatë ndeshjeve në kompeticione të ndryshme, pasi ai është bërë një pjesë e rëndësishme për sigurinë e familjes së tij.

Related Articles