Dashamirët e futbollit të vogël do të kenë sërish mundësinë të jenë pjesë e një prej turneve më të njohura verore në Anamoravë. Turniri tradicional “Doberçani 2026” është zyrtarizuar dhe pritet të mbledhë ekipe të shumta në një atmosferë sportive dhe festive.
Organizatorët kanë bërë të ditur se turniri do të zhvillohet në formatin 4+1, ndërsa secili ekip mund të ketë gjithsej 8 lojtarë të regjistruar.
Edhe këtë vit nuk do të mungojnë shpërblimet për ekipet më të suksesshme. Vendi i parë do të shpërblehet me 1.000 euro, ndërsa ekipi që renditet i dyti do të fitojë 200 euro.
Pjesëmarrja në turnir kushton 50 euro për ekip, ndërsa të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorët në numrat: 048 226 996 dhe 045 471 913.
Turniri tradicional “Doberçani” prej vitesh ka fituar popullaritet të madh, duke mbledhur një numër të konsiderueshëm ekipesh dhe qindra tifozë, të cilët krijojnë një atmosferë të veçantë në çdo mbrëmje garash. Edicioni i vitit 2026 pritet të sjellë edhe një herë duele interesante dhe rivalitet të fortë për trofeun.
