Një aksident në mes të disa automjeteve në provincën Hatay të Turqisë jugore la të vdekur të paktën 12 persona dhe 31 të lënduar.
Një kamion kaloi në krosi të kundërt pasi shoferi humbi kontrollin, duke u përplasur me nëntë makina dhe dy autobusë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Shumë nga automjetet ishin parkuar buzë rrugës pranë një karburanti, ndërsa miqtë dhe të afërmit u thanë lamtumirë burrave që niseshin për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shkruan AP.
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se 22 ambulanca dhe tre ekipe mjekësore të shpëtimit u dërguan në vendngjarje në Topbogazli.
“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën, u shpreh ngushëllimet e mia të afërmve të tyre”, shkroi ai në Twitter. “Ne do të bëjmë çmos që të lënduarit të rifitojnë shëndetin sa më shpejt të jetë e mundur”.
Hatay ishte një nga provincat turke më të goditura nga tërmeti i 6 shkurtit që shkatërroi pjesë të Turqisë dhe Sirisë.