Hoti me akuza për Qeverinë: 1 miliard euro dëme për qytetarët nga bllokimi i projekteve kapitale

Hoti me akuza për Qeverinë: 1 miliard euro dëme për qytetarët nga bllokimi i projekteve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllokimin e projekteve kapitale.

Hoti tha se nga kjo bllokadë janë shkaktuar dëme të mëdha për qytetarët e Kosovës, që prekin shifrën e 1 miliard eurove.

Ai me këtë rast i ka përmenduar disa projekte kapitale që sipas tij po mbahen të bllokuara:

“Autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, për Mitrovicë, Gjakovë, Xërxë-Rahovec”.

“Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero”, tha Hoti.

Related Articles