Turqia goditet sërish nga një tërmet me fuqi prej 5 magnitudë

Turqia goditet sërish nga një tërmet me fuqi prej 5 magnitudë

Para pak çasteve, Turqia sërish është goditur nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5 magnitudë.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Antakya, në një thellësi prej 19 kilometrave.

Deri më tani nuk ka informacione nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale apo viktima.

Kujtojmë që Turqia dhjetë ditë më parë u godit nga dy tërmete shkatërruese, me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë.

Si pasojë e këtyre tërmeteve që gjithashtu prekën edhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë u lënduan.

Related Articles