Nëna e Astrit Deharit i kërkon Abazit t’i tregojë emrat se nga kush po i merr informatat

Nëna e Astrit Deharit i kërkon Abazit t’i tregojë emrat se nga kush po i merr informatat

Nëna e Astritit, Xhemile Dehari ka folur në një lidhje direkte, ka kërkuar nga Abazi, t’i tregojë se ku po i merr informatat për djalin e saj.

Ajo ka thënë se në të kaluarën Abazi kishte thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje.

“Të lutem pyete prej kur është tu u marrë për hetimet për Astritin, se për kohën kur e vranë Astrirtin, Haki Abazi ka thënë se është vetëvrasje, qysh ka mujt me thënë atëherë me thënë se është vetëvrasje dhe sot se si u humbën mostrat e Astritit, le të tregon me emra se prej kujt i merr këto informata”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Abazi ka thënë se nuk është e vërtetë që ka deklaruar ndonjëherë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Ai i ka quajtur propaganda informatat e tilla, teksa ka thënë se e kupton familjen Dehari dhe dhimbjen e tyre.

“Më vjen shumë keq, në fakt kjo është arsyeja që duhet të përfundoj ky rast të marrë epilogun e drejtësisë. Unë kam një nënë në shtëpi që ka përjetu një dhimbje të humbjes së djalit të saj. E kuptoj plotësisht se çfarë do të thotë se cka do të thotë të jetosh me brengën e hapur, të mospërfundimit të drejtësisë. Nuk e kam thënë kurrë, janë propaganda që kanë qarkullu në rrjete sociale që jam deklaru për rastin Dehari, asnjëherë. Më vjen keq për keqinformimin që ka ndodhur”, ka thënë ai.

Related Articles