Kryeministri shqiptar, Edi Rama, shprehu kënaqësinë e tij pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Enigma.
Ai theksoi se është i lumtur për fuqizimin e Ushtrisë së Shqipërisë me dronë kamikazë nga Turqia, duke e cilësuar këtë si një dhuratë të veçantë.
Rama bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me Erdoganin, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi në forcimin e sigurisë kombëtare.
“Në fuqizimin e Ushtrisë së Shqipërisë nga ana e Turqisë, ne jemi shumë të lumtur. Një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë, është një dhuratë shumë e veçantë nga ana e Turqisë”, tha Rama.