I arratisuri nga Burgu i Dubravës qe 12 ditë, Ujkan Metajn, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në fshatin e tij, Shushicë e Ulët në Istog.
Metaj, i dënuar me 11 vjet burgim pas përfshirjes në rastin e vjedhjes së një banke në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj, u arratis më 12 korrik.
Tek sot, pas gati dy javësh, Policia e Kosovës e shpalli në kërkim dhe pas disa orësh u prangos, shkruan Enigma.
Gjykata Themelore në Pejë në vitin 2019 e kishte dënuar me pesë vjet burgim, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë ishte vrarë polici Demaj.
Gjatë kësaj grabitje, gjatë shkëmbimit të zjarrit me pjesëtarë të policisë, kishte mbetur i vdekur edhe grabitësi Kamer Metaj.
Më pas, Apeli ia shtoi edhe dy vjet, që në total ai për këtë rast u dënua me 7 vjet burgim.