“U desht të ndalet rryma për me u dhezë Qeveria”, Tahiri i PDK-së kërkon rezolutë kundër shtrejtimit të energjisë

“U desht të ndalet rryma për me u dhezë Qeveria”, Tahiri i PDK-së kërkon rezolutë kundër shtrejtimit të energjisë

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare e Kuvendit lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji përr shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka nisur, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokartike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se kjo seancë tregon “papërgjegjësinë jashtëzakonisht të madhe të kryeministrit”.

“Thirrja e një seance të jashtëzakonshme për situatën energjetike në vend nga ana e partive opozitare tregon një përgjegjshmëri të lartë të partive opozitare karshi kësaj situate. Por në anën tjetër kjo tregon një papërgjegjësi jashtëzakonshisht të madhe të këtij kryeministri, që sot, kur ka një debat kaq të rëndësishëm dhe kur ka një preokupim kaq të madh të qytetarëve, ai nuk e gjen kurajon dhe vullnetin për të qenë në seancë”, tha ai.

Tahiri u shpreh se Qeveria ka ofruar vetëm dy alternativa.

“Fillimisht u dasht me u ndalë rryma për me u dhezë Qeveria jonë”, tha ai ndër të tjera. / Gazeta Enigma.

Related Articles