Paralajmërimet e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, Kusari-Lila: Kosova vepron njësoj, s’ka kthim prapa

Paralajmërimet e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, Kusari-Lila: Kosova vepron njësoj, s’ka kthim prapa

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në lidhje me paralajmërimet e Serbisë se zgjedhjet presidenciale të 3 prillit do te mbahen edhe në Kosovë.

Ajo ka paralajmëruar se Kosova do ta ndjekë praktikën e moslejimit të referendumit serb edhe në rastin e zgjedhje presidenciale serbe, që janë paraparë të mbahen më 3 prill.

Kusari-Lila tha se “Kosova duhet ta aplikojë funksionimin e saj si shtet normal, duke ua garantuar qytetarëve me dy shtetësi vorimin përmes postës apo përmes zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë”.

“Sa i përket zgjedhjeve presidenciale serbe më 3 prill, mendoj që ajo çfarë ndodhi me rastin e rezolutës së miratuar në Kuvend duhet të vazhdojë të aplikohet. Kosova, funksionimin e saj si shtet normal duhet ta aplikojë duke ua garantuar qytetarëve me dy shtetësi votimin përmes postës apo edhe përmes zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, por që kthim prapa në organizimin tradicional të procesit zgjedhor të Serbisë nuk ka”, u shpreh ajo.

Tutje, Lila theksoi se iluzioni se Kosova është pjesë e Serbisë ka mbaruar, ndërsa theksoi se shteti e aplikon të njëjtën edhe ndaj shtetasve tjerë në Kosovë, duke përmendur turqit si shembull. /Gazeta Enigma/.

Related Articles