U gjet i groposur në Lipjan, Policia interviston katër dëshmitarë

U gjet i groposur në Lipjan, Policia interviston katër dëshmitarë

Një rast tronditës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan, ku një trup i pajetë është gjetur i groposur, teksa dyshimet janë për vrasje të rëndë.

Trupi i gjetur dyshohet se është i Enver Bajraktarit që është raportuar i zhdukur qysh të dielën.

Policia në raportin e sotëm 24 orësh ka thënë se viktima është i moshës rreth 50-60 vjeçare por ende nuk është identifikuar.

Po ashtu policia bën të ditur se për rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Familjarët e tij kishin deklaruar se viktima nuk është parë që nga ora 16:00, e ditës së diele.

Related Articles