Një person ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi të premten ishte aksidentuar në Novolan të Vushtrrisë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Të premten, viktima ishte goditur nga një veturë pasi kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. / Gazeta Enigma.