U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet një person në Leposaviq

U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet një person në Leposaviq

Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ai është hasur i veshur me uniformë ku kishte të vendosura emblema të Serbisë.

Uniforma është konfiskuar.

“EKSPOZIM I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES- Fsh. Tresava, Leposaviq 18.05.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.” / Gazeta Enigma.

Related Articles