U larguan nga seanca, vjen reagimi i parë i PDK-së

U larguan nga seanca, vjen reagimi i parë i PDK-së

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka propozuar sot një Rezolutë në Kuvend për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së Kosovës dhe dinjitetit të viktimave, por që nuk gjetën unitet për vendosjen e kësaj pike si pikë e parë në rend dite, shkruan Gazeta Enigma.

Si pasoj e kësaj, PDK-ja u largua nga salla.

Pas këtij zhvillimi PDK-ja ka reaguar përmes një komunikate.

LEXO EDHE: Revoltohet PDK-ja, deputetët largohen nga salla e Kuvendit

“PDK vlerëson se refuzimi për ta trajtuar këtë çështje si prioritet nuk është një vendim procedural, por një shmangie nga përgjegjësia institucionale për ta mbrojtur të vërtetën historike dhe për të respektuar dinjitetin e viktimave të luftës.Rezoluta e propozuar nga PDK synon të dënojë çdo shtrembërim të fakteve historike, të kërkojë përgjegjësi për keqinformimin dhe të garantojë standarde të qarta institucionale në trajtimin e historisë së luftës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur që këtë çështje ta rikthejë në Kuvend dhe të kërkojë mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore për miratimin e saj.Mbrojtja e së vërtetës historike nuk është çështje e një partie, por detyrim ndaj shtetit, ndaj viktimave dhe ndaj brezave që vijnë”.

LEXO EDHE: PDK propozon draft-rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës së viktimave të luftës, VV e përkrahë

Related Articles