U rrahën mes vete, arrestohen 10 persona në Malishevë

Dhjetë persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete në Malishevë, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se si pasojë e përleshjes, disa prej personave kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia.

“Janë arrestuar 10 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma

Related Articles