U shoqëruan me të dyshuarin për nxitje të vrasjes të Triumf Rizaj, IPK kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

U shoqëruan me të dyshuarin për nxitje të vrasjes të Triumf Rizaj, IPK kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), ka kërkuar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

Ata dyshohet se janë shoqëruar me të dyshuarin për nxitje të vrasjes së ish- pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.

“Departamenti i Hetimeve  sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet  ndaj tre zyrtarëve policorë të cilët sipas publikimit të një video në media ku bazuar në këtë video dyshohet janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale (shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së  ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza)”.

“Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK.

Ndërkaq, për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Related Articles