U sulmua nga burri dhe vjehrra, gruaja nga Prishtina e lajmëron rastin në polici

U sulmua nga burri dhe vjehrra, gruaja nga Prishtina e lajmëron rastin në polici

Një grua ka raportuar në polici vjehrrën e saj për dhunë psikike dhe burrin e saj për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë liruar.

“Viktima femër  kosovar e ka raportuar se në banesën e saj, vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj, ndërsa bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar,  ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport/ Gazeta Enigma.

Related Articles