Më të mëdhenjtë e dy shteteve u patën mbledhur për më të vegjlit e kombit shqiptar në maj të 2012-ës.
Ish kryeministrat Sali Berisha e Hashim Thaçi, kishin gjetur edhe vendin ku historikisht shqiptarët janë lidhur mes vete për të kumtuar lajmin se Kosova e Shqipëria po bëhen me abetare të përbashkët.
Në Prizren, 9 vjet më parë, kjo u pa si punë e kryer, derisa atëkohë shefi i qeverisë shqiptare u patë shfaqur i emocionuar derisa u dërgoi edhe një selam shteteve fqinje për t’u çliruar siç tha nga “shqiptarofobia”.
Abetarja unike që ishte hartuar nga katër autorë, dy nga Prishtina e dy nga Tirana, u vlerësua si pasqyrim i frymës kulturore shqiptare.