U tha se gruaja e frizerit të Kurtit e Haxhiut ka fituar grant, demantohet lajmi

U tha se gruaja e frizerit të Kurtit e Haxhiut ka fituar grant, demantohet lajmi

Në media sot u raportua se Brikena Kelmendi Gashi, e cila u apostrofua si gruaja e frizerit të kryeministrit Albin Kurti dhe ministren Albulena Haxhiu ka përfituar një shumë prej 10 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Gazeta Enigma.

Kjo u mohua nga vet burri i saj, i cili theksoi se “Lajmi që është publikuar sot në Gazeta Express, dhe që pastaj ka filluar të shpërndahet me shpejtësi edhe në media tjera, është krejtësisht i pavërtetë”.

Ai tha se gruaja e tij Brikena Kelmendi Gashi, “asnjëherë nuk ka përfituar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”. “Brikena Gashi për të cilën po flitet në këtë lajm është ndonjë grua tjetër që ka emrin e njëjtë si bashkëshortja ime”, tha ai.

Ai njoftoi se do ndjek dhe rrugë tjera ligjore nëse lajmi nuk fshihet nga mediat që e publikuan lajmin pa konfirmim.

“Kërkoj nga këto media që menjëherë ta tërheqin këtë lajm dhe të kërkojnë falje për shpifje dhe dëmtim të reputacionit të Brikenës dhe timin. Përndryshe, do t’i ndjekim rrugët e tjera ligjore”.

Për këtë ka reaguar edhe vet Haxhiu e cila e quajti “shpifje të radhës” lajmin e publikuar në disa media.

“Kjo është shpifja e radhës por kështu e ka kjo punë kur do të godasësh VV-në e nxitimi për goditje e verbëron “gazetarinë”, tha Haxhiu.

Tutje ajo tha se “Përndryshe e di që jeni në siklet por Hajrën nuk mund ta dëmtoni me shpifje. Shpifës!”.

Kujtojmë se Gazeta Enigma nuk e ka publikuar lajmin në fjalë, pasi nuk pati konfirmim zyrtar. / Gazeta Enigma.

Related Articles