“U zhduk plotësisht”: Mediat norvegjeze me kritika në drejtim të Odegaard pas humbjes nga Spanja

“U zhduk plotësisht”: Mediat norvegjeze me kritika në drejtim të Odegaard pas humbjes nga Spanja

Martin Odegaard është kritkuar për paraqitjen e tij në humbjen e Norvegjisë ndaj Spanjës në kualifikueset për Euro 2024.

Në nevojë për një fitore në shtëpi të dielën, Odegaard udhëhoqi shtetin e tij, por një gol i shënuar nga Gavi i dha fund ëndrrës së tyre evropiane.

Gazeta e njohur norvegjeze Nettavisen i dha atij një vlerësim 4/10, duke sugjeruar se ai bëhej gjithnjë e më i qetë ndërsa loja vazhdonte. “Shumë i mirë në aspektin e presionit, dhe gjithashtu arriti ta mbajë topin paksa kur Norvegjia pati në disa raste posedim. Dukej se e nisi fuqishëm, por u zhduk plotësisht nga ndeshja më vonë”, ka shkruar gazeta.

Ndërkohë, NRK zgjodhi një vlerësim prej 5/10. “Kapiteni vetë e përshkroi ndeshjen si tepër të veçantë për të personalisht, por kurrë nuk la gjurmë të mëdha në lojë”.

“Pati një mundësi të shkëlqyer pas një ore lojë, por topi i rrëshqiti nga këmba dhe shkoi jashtë. Kur luajmë me skuadrat më të mira, lojtarët tanë më të mirë duhet të marrin përgjegjësi, Odegaard nuk mund ta bënte këtë”, kanë thënë gazeta në fjalë.

Norvegjia ka marrë pjesë në nje edicion të EURO-s vetëm njëherë, thënë më saktë në edicionin e vitit 2000 dhe që nga atëherë kanë dështuar të kualifikohen.

Related Articles