Von der Leyen: BE-ja është e përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit

Von der Leyen: BE-ja është e përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në nisje të Samitit të Procesit të Belinit, ka folur për planet e BE-së për zgjerim.

Ajo ka thënë se qëllimi i Bashkimit Evropian është që t’u japë qasje vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian.

Sipas saj fakti që ky samit për hërë të parë p-o zhvillohet në një vend të Ballkanin Perëndimor “përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit”.

“Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye kam prezantuar planin e rritjes. Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët evropian. Për këtë, na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga Bashkimi Evropian. Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë për këtë të çuar para këtë plan rritjeje”, ka thekuar Von der Leyen.

Related Articles