Skuadra e Gjilanit do të luajë në fazën e parë kualifikuese të Conference League, ku përball do ta ketë FK Liepajan e Letonisë.
Në lidhje me udhëtimin në Letoni, klubi gjilanas duhet të përdor udhëtim “Charter”, i cili është më i shtrenjtë sesa udhëtimet e tjera të zakonshme – pasi nuk kanë zgjidhje tjetër momentale.
E ky udhëtim do të jetë goxha i kushtueshëm – sipas personit që merret me akomodimin e klubeve kosovare në Evropë, Besnik Vitaku.
“Thuajse është e përfunduar çështja e udhëtimit të SC Gjilanit në Latvi. Klubi i Gjilanit do të udhëtojë me fluturim ‘Charter’, pasi zgjidhje tjetër nuk kanë realisht”, tha fillimisht Besnik Vitaku në emisionin ‘Kampionët’.
“Për momentin siç po shihet Gjilani do ta ketë udhëtimin më të kushtueshëm nga të gjitha klubet tjera kosovare që do të luajnë në Evropë”, përfundoi ai.