Paraqitjet e mira në ndeshjet e deritashme ndërkombëtare të gjyqtarëve tanë kanë bërë që UEFA t’i avancojë ata në kategorinë e dytë.
Si rrjedhojë, dy gjyqtarët kosovar, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, në muajin e ardhshëm do ta ndajnë sërish drejtësinë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.
Në fakt, Nuza është deleguar nga UEFA në ndeshjet e “Elite Round” të kombëtareve U17.
Ai do të gjykojë ndeshjet e grupit 7, ku garojnë Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Uellsi, e të cilat zhvillohen prej 22 deri më 30 mars në Slloveni.
Ndërkaq, Kastrati është caktuar për ndeshjet kualifikuese të Kombëtareve U21, derisa ndeshjen të cilën do ta gjykojë do ta bëhet e ditur më vonë.
/GAZETA ENIGMA/