UEFA e dënon Federatën e Greqisë pas sjellëve skandaloze nga tifozët grekë në ndeshjen ndaj Kosovës në Volos

UEFA e dënon Federatën e Greqisë pas sjellëve skandaloze nga tifozët grekë në ndeshjen ndaj Kosovës në Volos

UEFA e ka dënuar Federatën e Greqisë për ngjarjet skandaloze në ndeshjen ndaj Kosovës.

Tifozët vendas sulmuan me gjësende të ndryshme “Dardanët”, kishte provokime të mëdha, vendosje laseri si dhe futje të tifozëve në fushë.

UEFA e dënoi Greqinë me një shumë prej 31.750 euro, duke detajuar pikat dhe arsyet e dënimit.

Vendim:
 Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve
– Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarre
– Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve
– Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje të tifozëve në fushë të lojës

Related Articles