Deri në 9,500 spektatorë do të lejohen të marrin pjesë në finalen e Europa Ligës, e cila zhvillohet në qytetin polak në Gdansk, njoftoi UEFA të hënën pasi mori dritën jeshile nga autoritetet lokale.
Organi drejtues evropian i futbollit tha se zyrtarët polakë kishin rënë dakord që 25 përqind e afërsisht 40,000 vendeve në Stadiumin Gdansk mund të mbusheshin për finalen e së mërkues, më 26 maj.
Finalja mund të jetë angleze, me Manchester United pothuajse të sigurt për të arritur në finale, pasi mposhtën Romën me rezultatin 6-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të enjten e kaluar. Në gjysmëfinalen tjetër, Arsenali pret Villarrealin të enjten, pasi u mposht 2-1 në ndeshjen e parë në Spanjë.
Do të lejohen tifozët nga jashtë Polonisë, me UEFA-n që thotë se secilit finalist do t’i ndahen 2,000 bileta ndërsa 2,000 të tjerë do të dalin në shitje për publikun e gjerë. Biletat e mbetura do të shpërndahen në grupe të tjera siç janë partnerët komercialë të UEFA-s, transmetuesit dhe shoqatat kombëtare./Gazeta Olle/