UEFA i kërkon Interit ta heqë figurën e gjarprit nga fanella në Champions

UEFA i kërkon Interit ta heqë figurën e gjarprit nga fanella në Champions

Sipas raportimeve në mediat italiane, Interit i është kërkuar të heqë figurën e gjarprit në fanellën e tyre për ndeshjet në Ligën e Kampionëve

Fanella kishte për qëllim të kishte një gjarpër që e përfaqëson klubin e që ndodhet në një pjesë të fanellës.

Sipas raportimeve, fanella e Interit sonte kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve nuk do ta ketë atë figurë.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm, pasi sponsori në pjesën e përparme tani lexon vetëm “Inter Fan Token” pa tekstin shtesë “Nga Socios.com”.

Besohet se kjo ndodh sepse fanella bie ndesh me Rregulloret e Pajisjeve të UEFA-s.

Ndeshja ndërmjet Shakhtarit dhe Interit fillon nga ora 18:45 në Kiev të Ukrainës.

Related Articles