UEFA ka ndryshuar rregullat sa i përket lojtarëve që mund të thirreshin në një eveniment të rëndësishëm si Europiani.
Në fakt, vetëm 23 lojtarë mund të grumbullohet në një turne të tillë. Por për shkak të COVID 19, numri u rrit në 26 lojtarë, për shkak të problemeve të shtuara me shëndetin e lojtarëve.
Ky favor për Kombëtaret do të hiqet, në Europianin e Gjermanisë është konfirmuar nga mediat britanike se do të thirren vetëm 23 futbollistë. Por sa rrezikojnë Marash Kumbulla dhe Armando Broja për të qenë pjesë e kësaj liste?
Marash Kumbulla mund të shkëmbejë vendin me Frederik Veselin, një aspekt logjik, duke qenë se Veseli është i vetmi mbrojtës që nuk është përdorur deri tani.
Por çështja e Brojës është disi më e vështirë. Të gjithë e dimë se Broja është sulmuesi i nivelit tjetër dhe ndoshta më i miri që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja.