UEFA pas formimit të Superligës Evropiane: Do të bëjmë përpjekje për ndalimin e këtij projekti cinik

UEFA pas formimit të Superligës Evropiane: Do të bëjmë përpjekje për ndalimin e këtij projekti cinik

FIFA ka reaguar pas formimit të Superligës Evropiane, duke e kundërshtuar por edhe duke bërë thirrje për qetësi dhe bisedime konstruktive.

12 klubet e mëdha evropiane, AC Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur njoftuan të dielën pak pas mesnate se e kanë formuar Superligën Evropiane.

“FIFA mund vetëm ta shpresë mospëlqimin e vet për një garë të mbyllur evropiane, që nuk është në përputhje me strukturën e futbollit ndërkombëtar dhe e cila nuk i respekton parimet e lartcekura”, thuhet në reagimin e FIFA-s.

Ndërsa, në një përgjigje për Klan Kosovën, UEFA tha se kjo organizatë dhe mekanizmat e tjerë do të bëjnë përpjekje që ta ndalojnë këtë projekt që sipas tyre është formuar për interesa vetanake të klubeve.

“UEFA, Shoqata e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe LaLiga, dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Lega Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të planifikojnë të shpallin krijimin e tyre, një Super League të mbyllur, të ashtuquajtur”.

Tutje, UEFA ka falënderuar klubet në vendet e tjera, veçanërisht klubet francese dhe gjermane të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë, duke iu bërë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit, mbështetësve dhe politikanëve, të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse do të shpallet.

Related Articles