UEFA ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin e penalltisë së sulmuesit Julian Alvarez, pas kërkesës së Atletico Madrid për sqarime mbi vendimin e diskutueshëm, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas organit qeverisës të futbollit evropian, “edhe pse kontakti ishte minimal, lojtari e ka prekur topin me këmbën e majtë para se të gjuante me të djathtën. Bazuar në rregulloren aktuale, sistemi VAR duhej t’i kishte sinjalizuar gjyqtarit që goli të anulohej.”
“Edhe pse kontakti ishte minimal, lojtari e ka prekur topin [me këmbën e majtë] para se të gjuante [me të djathtën]. Sipas rregullores, VAR duhej t’i sinjalizonte gjyqtarit që goli të anulohej. UEFA do të hyjë në diskutime me FIFA-n për të rishikuar këtë rregullore, kur prekja e dyfishtë është qartësisht e paqëllimshme” thuhet në reagimin e UEFA-s.