UEFA zbulon 11-shen e parë më të mirë të Championsit

UEFA zbulon 11-shen e parë më të mirë të Championsit

UEFA të premten ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndeshjet e së cilës u zhvilluan nga e marta deri të enjten.

Si portieri më i mirë u vlerësua Geronimo Rulli i Marseillet.

Në mbrojtje janë përzgjedhur Youssoupha Mbodji i Slavia Pragës, Virgil van Dijk i Liverpoolit, Derrick Luckassen i Pafosit dhe Marcos Llorente i Atletico Madridit.

Reparti i mesfushës në formacionin 4-4-2 përbëhet nga Francisco Trincao i Sportingut të Lisbonës, Pedro Bicalho i Qarabagut, Hans Vanaken i Club Brugge dhe Marcus Rashford i Barcelonës.

Në sulm, ekspertët e UEFA-s kanë përzgjedhur Harry Kane të Bayernit dhe Marcus Thuram të Interit.

Related Articles