Forcat mbrojtëse ajrore të Ukranës ia kanë dalë që të rrëzojnë 53 dronë sulmues që rusët lëshuan mbi Ukrainë që nga mbrëmja e 15 shtatorit.
Të paktën kështu raportojnë mediat e huaja të cilat bazohen në të dhënat e Forcave Ajrore të Ukrainës, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas tyre, nga ora 20:00, 15 shtator deri në 6:00, 16 shtator, trupat radio-inxhinierike të Forcave Ajrore të Ukrainës zbuluan dhe gjurmuan 56 dronë sulmues (të nisur nga Kursk dhe Yeisk).
Drejtimi kryesor i sulmit ishte rajoni i Kievit, thuhet më tej.
Sulmi ajror u zmbraps nga aviacioni, forcat e mbrojtjes ajrore, njësitë e luftës elektronike dhe grupet e lëvizshme të zjarrit të Forcave Ajrore të Ukrainës dhe Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës.
Si rezultat i luftimit të mbrojtjes ajrore ukrainase, 53 UAV-të e sulmit u rrëzuan në rajonet e Kievit, Cherkasy, Vinnytsia, Poltava, Sumy, Zaporizhzhia, Kirovohrad, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk. /Gazeta Enigma