Ukraina i bën thirrje shqiptarëve t’i bashkohen në luftë

Ukraina i bën thirrje shqiptarëve t’i bashkohen në luftë

Ambasada e Ukrainës në Shqipëri u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me legjionin e huaj të krijuar për të luftuar kundër rusëve.

Në një njoftim në faqen e ambasadës në Facebook, thuhet “Vullnetarët që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem dërgoni një në e-mail në adresën e mëposhtme: [email protected]”.

Legjioni u krijua pas nisjes së pushtimit rus dhe thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të huajt që dëshironin t’i bashkohen luftës së vendit të tij për t’u mbrojtur.

Danimarka u bë shteti i parë europian që deklaroi se do të lejojë të shtetasit e saj të luftojnë në Ukrainë, ndërsa në mediat ndërkombëtare ka raportime për grupime të ndryshme, kryesisht ish-ushtarakësh, që kanë vendosur të ndihmojnë Ukrainën në këtë luftë.

Por shteti shqiptar, sikundër shumë vende të tjerë, dënon me deri në 15 vite burg pjesëmarrjen në luftëra që zhvillohen në vende të huaja.

Related Articles