Ukraina i kërkon Kinës që të ndalojë Rusinë

Ukraina i kërkon Kinës që të ndalojë Rusinë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i kërkoi homologut të tij kinez në një telefonatë të martën që të përdorë lidhjet e Pekinit me Moskën për të ndaluar pushtimin ushtarak të Rusisë ndaj fqinjit të saj, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Ukrainës.

Sipas deklaratës, Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i tha Kuleba se Pekini ishte i gatshëm të bënte çdo përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e luftës përmes diplomacisë.

Kina, e cila është afruar më shumë me Moskën vitet e fundit, ndërkohë që ka pasur gjithashtu lidhje të përzemërta diplomatike dhe lidhje të forta tregtare me Ukrainën, ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj vendit ose t’i quajë veprimet e saj atje një pushtim.

Telefonata mes të dyve është e para që raportohet që nga sulmi i Rusisë ndaj fqinjit të saj të enjten e kaluar. Ajo u iniciua nga Kuleba, sipas ministrisë së jashtme të Kinës.

Wang përsëriti thirrjen e Kinës për një zgjidhje të krizës përmes negociatave, duke thënë se ajo mbështet të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që mund të ndihmojnë në arritjen e një zgjidhjeje politike, tha ministria e jashtme kineze në një deklaratë.

Related Articles