Ukraina thotë se ka shkatërruar një urë të dytë strategjike brenda një jave ndërsa vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë.
Ushtria ukrainase publikoi të dielën pamjet ajrore të goditjes në urë – raportohet të jetë mbi lumin Seym në Zvannoe, raporton BBC.
“Minus një urë më shumë”, postoi në rrjetet sociale komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Gjeneral Let Mykola Oleschuk.
Ukraina është gati dy javë në sulmin e saj më të madh në territorin rus që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë në 2022. / Gazeta Enigma.